Shkrimi i fjalëve njësh dhe ndaras

Shkruhen njësh të gjitha ato fjalë, që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme.

Shkruhen ndaras ato fjalë, që janë pjesë e një grupi emëror, e një shprehjeje ose e një emërtimi të përbërë.

Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes:

fjalët me parashtesa

i derisotshëm, nëndrejtor, paaftësi,prapaskenë etj.

fjalë e përbëra me lidhje këpujore

fjalëformim, bashkëjetesë,faqebardhë etj.

fjalë e përbëra e të përngjitura , të ngulitura prej kohësh

emra

farefis,taketuke

mbiemra

i patëmetë, i pranëvënë

numërorë

numërorë themelorë që nga njëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë

ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe

tridhjetë, dyqind

numërorë rreshtorë

i tridhjetenëntë, i pesëqindegjashtëdhjetekatërti

lidhëza

derisa, domethënë

pasthirrma

obobo, faleminderit

pjesëza

pikësëpari, kushedi

Shkruhen ndaras:

grupet emërore të tipit emër në emërore+emër në rrjedhore

bar blete, lule shqerrash

grupet emërore me kuptim mbiemëror, të përbëra nga emrat bojë ose ngjyrë dhe një emër në rrjedhore

bojë arre, bojë qielli

ndajfoljet dhe shprehjet ndajfoljore

së bashku, më së fundi, më dysh, brez pas brezi

numërorët e formuar me fjalët mijë , milion

një mijë, dyzet mijë,një milion, dy milionë

shprehjet emërore për qind, për mijë

pesë për qind, pesëdhjetë për mijë

shprehjet pasthirrmore

Mirë se erdhe! Mirë ardhshi!