DRITE-HIJET E FIGURAVE POLITIKE SHQIPTARE TE SHEK.XX Esat Pashe Toptani

r

https://images.app.goo.gl/WQRPxUKWgK3LdMps9Esat Pashe Toptani

SHEK. XX

e1

Esati ka një karrierë të gjatë politike. Esat Pashë Toptani është i vetmi personalitet shqiptar që ka marrë pjesë në tre luftëra, turko-greke, Ballkanike dhe luftën e parë botërore. Nuk ka asnjë personalitet tjetër shqiptar që të ketë marrë pjesë në tre luftëra. Nuk është kompleks Esati, por periudha që ka jetuar Esati.

Esat Pashë Toptani, paraqitet si karakter tejet i çuditshëm, herë agresiv, herë i zhdërvjellët, herë finok, herë brutal, herë mashtrues e herë bastisës.

Esat Pasha nuk është një figurë lokale. Figura lokale në Shqipëri ka plot. Por ky është një figurë e përmasave shumë më të mëdha se ato.

Esat Pashe Toptani,indi në Tiranë në vitin 1863, dhe ishte pinjoll i familjes feudale më të rëndësishme të Tiranës dhe nip i bejlerëve të Gjirokastrës. Kur ishte 20-vjeç emërohet komandant i regjimentit të xhandarmërisë turke në Vilajetin e Janinës. Vazhdoi karrierën në ushtrinë osmane, dhe në vitin 1908 zgjidhet deputet i Durrësit si pjesë e partisë “Bashkim e Përparim”.

Në fillim të vitit 1912

U njoh si nismëtar i organizimit të fshehtë të kryengritjeve anti-osmane në trevat shqiptare. Por pasi kryengritja u shtyp, dhe me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, rikthehet në Shqipëri, në krye të luftëtarëve shqiptarë në garnizonin osman, që po mbronte Shkodrën e rrethuar nga forcat malazeze.

Mbrëmjen e 30 janarit 1913 në rrethana misterioze

Pas vrasjes së gjeneralit turk Hasan Riza Pasha, Esat Pasha u bë komandant dhe vali i Shkodrës. Ai u rezistoi deri në prill trupave malazeze, dhe më pas e dorëzoi qytetetin. Në këtë pikë ndahen si me thikë historianët. Një pjesë mendon se ai e shiti Shkodrën në këmbim të një shume të madhe parash.
Kjo është pikëpamja që mbizotroi gjatë viteve të diktaturës.

Nje prej historianeve i jep pergjigje pyetjes se a e shiti Esat Pasha Shkodren? "Esat Pasha I ka bërë një mbrojtje mjaft të guximshme dhe mjaft dinjitoze Shkodrës. Nuk është e vërtetë që ai e tradhtoi Shkodrën.

Megjithatë, studimet e pas viteve 1990, kanë nxjerrë në pah mendime dhe të dhëna që mbështesin një të vërtetë tjetër. Sipas të clave, Esat Pashë Toptani bëri maksimumin për mbrojtjen e Shkodrës. Por rrethimi disamujor, ndërprerja e rrugëve të komunikimit, kishte shkaktuar një zi buke në qytet, dhe qindra njerëz kishin vdekur urie.
Për të mos rënduar më tej situatën, ai kishte vendosur që ta dorëzonte Shkodrën. Në fakt, malazezët nuk e gëzuan për shumë kohë kryeqendrën e veriut.

Në qershor 1913

Konferenca e Londrës njohu pavarësinë e një Shqipërie të cunguar, ku Shkodra mbetej brenda territorit të vendit(malazezët u detyruan të largohen brenda disa javësh). Nëpërmjet organeve përkatëse Esat Pasha ishte në gjendje të mblidhte taksa, filloi ndërtimin e rrugëve, krijoi një xhandarmëri të disiplinuar, dhe emëroi në vendet më të rëndësishme nëpunës që ndiqnin dhe zbatonin urdhrat e tij.

Në fund të qershorit të atij viti, Esat Pasha u emërua ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit.

Në tetor 1913

Konflikti me I.Qemalin ben qe Esat Pasha te dole nga qeveria dhe të ngriti në këmbë qeverinë e tij, të quajtur “Pleqësia e Shqipërisë së Mesme” me seli në Krujë.

"Pleqesia e Shqiperise se Mesme" Nepermjet oraganeve perkatese Esat Pasha ishte ne gjendje te: mblidhte taksa, filloi ndërtimin e rrugëve, krijoi një xhandarmëri të disiplinuar, dhe emëroi në vendet më të rëndësishme nëpunës që ndiqnin dhe zbatonin urdhrat e tij.

r

Këto akte separatiste, u kritikuan ashpër nga shumica e patriotëve. 

Duhet patur parasysh që Esat Pasha jo vetëm që ishte edhe një diplomat dhe që i dinte të gjitha intrigat diplomatike, por ai këshillohej me diplomatët më të lartë botërorë apo ata te Perandorisë Osmane, që ishin kryesisht shqiptarë. Kjo situatë hipotetike e përshkruar në marrëveshje, u dëshmua vetëm pas 4 muajsh se ishte e parealizueshme, pasi ushtria e Serbisë bashkë me kryeministrin dhe mbretin e saj ikën në Greqi nëpërmjet Shqipërisë për të shpëtuar kokën.

Esati largohet nga Shqipëria pasi nuk kishte forcë të mbronte atë nga okupimi i Austro-Hungarisë; mirëpo para se të largohej në emër të qeverisë së Shqipërisë ai i shpalli luftë. Duke parë se shumë faktorë politikë në Shqipëri u lidhën me okupatorin Austro-Hungarez dhe me këtë veprim rrezikohej që pas luftës në rast të fitimit të konsideroheshin shqiptarët si kolaboratorë të Boshtit Qendror, ai e dha atë çka dinte më mirë dhe për çka Evropa e çmonte më shumë. Ajo ishte aftësia e tij ushtarake, për të udhëhequr luftë. Fakti që Esat Pasha e njihte territorin shumë mirë, në dallim nga gjeneralët francezë, e bëri atë figurën udhëheqëse ushtarake dhe vendimtare të përpilimit të strategjisë së betejës së Frontit të Maqedonisë; e që përfundoi me fitore të plotë.

Esati vetëm sa i shfrytëzonte ata(serbet) që të siguronte pushtetin e tij, afrimin e Shqipërisë me Anglinë dhe Francën, si dhe të komplikonte situatën me qëllim për të parandaluar implementimin e traktatit për zhbërjen e Shqipërisë (mes Italisë dhe Antantës) dhe okupimin e saj nga Italia. Po ashtu ai tentonte të komplikonte situatën reale në terren, pasi Greqia kishte okupuar Shqipërinë Jugore me mbështetjen e Anglisë, ndërsa Italia (që kishte okupuar Vlorën) apo Franca nuk e ndihmonin financiarisht qeverinë e tij, pasi kishin plane tjera për Shqipërinë.

Në vitin 1918

Ai nuk e njohu qeverinë e Durrësit të formuar në vitin 1918, që dërgoi në Konferencën e Paqes në Paris një delegacion të sajin zyrtar.
Përkundrazi, Esati shkoi vetë aty duke pretenduar se ishte ai përfaqësuesi real i interesave të kombit.

Toptani dyshohet se në Paris kishte hyrë sërish në bisedime me jugosllavët për lëshime territorial, në këmbim të njohjes së autoritetit të tij si prijësi i Shqipërisë së mbetur.

Në këtë periudhë, ai akuzohej nga qeveria shqiptare e kohës se me këtë mungesë uniteti në sytë e botë, po dëmtonte rëndë kauzën e mbrojtjes së pavarësisë së vendit, dhe ruajtjen e integritetit territorial.

Marrëveshja e dyte ndërmjet kryeministrit Esat Pasha me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë (Tiranë më 28 qershor 1915).

Në marrëveshjen e vitit 1915 formohet përshtypja se bëhet fjalë për një tradhti të nivelit më të lartë. Esati, si politikan i kalibrit të lartë dhe si ish deputet i Perandorisë i zgjedhur në dy mandate, nuk e kishte prioritet përmbajtjen e marrëveshjes, por shuarjen e rebelimit pro-osman. Por që për atë kohë, lëvizja e tyre, sipas Esatit ishte në dëm të interesave gjeopolitike të Shqipërisë. Prandaj dhe ai ishte i përgatitur që të lëshonte pe vetëm që të ndërronin rrethanat politike në Shqipëri pas rebelimit.

Pas kësaj marrëveshjeje, Esati kalon kufirin për në Shqipëri. Pasi mobilizon me mijëra përkrahës trima të tij, pa asnjë plumb të krisur, hyn si triumfues në Durrës, ku dhe merr qeverinë e Shqipërisë në dorë. Pot nuk gjen aspak ambient të qetë në Shqipëri pasi pakënaqësitë ende vazhdonin në Shqipëri, sidomos pas situatës së përkeqësuar ekonomike si pasojë e:

-kolapsit të Perandorisë Osmane në Ballkan

-pasigurisë permanente si rezultat i luftërave të klaneve për pushtet.

Gjatë Luftës së Parë Botërore

Esat Pasha, vazhdoi të manovronte sa me italianët, sa me jugosllavët, teksa Shqipëria ishte shndëruar në një fushëbetejë të fuqive të mëdha

17 shtator 1914 në Nish (Serbi)

Serbia nuk kishte kapacitet që të mbrohej nëse dhe Perandoria Osmane hyn në luftë kundër saj, sikurse Austro-Hungaria dhe Gjermania, prandaj dhe e ftoi Esat Pashën që të negociojë.

Nënshkruhet marrëveshja e parë e Shtetit të pavarur Shqiptar nga një shqiptar në emër të popullit shqiptar; pra nga Esat Pasha dhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

-një dokument që dëshmonte njohjen e Shqipërisë nga armiku kryesor i Shtetit Shqiptar

-jepte mundësinë për ta legjitimuar pretendimin e tij për të qenë në krye të Shqipërisë para faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë

-jepte mundësinë për riorganizimin e ushtrisë shqiptare dhe përgatitjen e saj nga rreziku që i kanosej nga lufta e përgjithshme dhe veçanërisht nga rreziku i okupimit të Shqipërisë nga vetë Serbia apo Austro-Hungaria.

Serbia, para nënshkrimit të këtij “traktati”, shqiptarët e krishterë i konsideronte serbë të asimiluar, ndërsa shqiptarët muslimanë i quante turq.

Por pas kësaj marrëveshjeje, qëndrimi zyrtar i Serbisë ndaj Shqipërisë ndryshoi. Ja disa nga artikujt e asaj marrëveshjeje: “Artikulli 10: Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e shqiptarë. Artikulli 13: Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo-shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokë të Serbisë”.

Më 13 qershor 1920, vritet në kryeqytetin francez Paris, Esat Pashë Toptani. Doli nga hotel “Continental”. Ndersa Esati po ecte disa metra prapa tyre, studenti shqiptar Avni Rustemi i afrohet befas nga pas, e qëllon 2 herë me pistoletë. Esat Pasha gjeti vdekjen e menjëhershme, teksa Rustemi hodhi pistoletën e tij mbi trupin e viktimës, dhe nuk bëri asnjë përpjekje për t’u larguar nga vendi i krimit. Ai nuk e kishte takuar kurrë në jetën e tij Esat Toptanin, edhe pse e dinte mirë veprimtarinë e tij, që në pikëpamjen e shumë shqiptarëve ishte ajo e një tradhtari të kombit.

Edhe pse u shpall fajtor për vrasje, Avni Rustemi u la në fund të gjykimi i lirë. Avokati mbrojtës Anatol De Monzie, që do të bëhej më vonë disa herë ministër, shprehu në sallën e gjyqin një argument unikal: ”A ishte krim politik? Jo, ishte një krim pasioni, sepse nuk ka gjë më të shenjtë se sa dashuria për atdheun”.